Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nuk reagoj për idiotësira / Kryeministri u përgjigjet kritikëve pas deklaratës së ministres serbe

schedule17:47 - 16 Korrik, 2026

schedule 17:47 - 16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, e cila përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e një reagimi të menjëhershëm nga ana e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria ka reaguar përmes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e cilësuar këtë si mënyrën se si vepron një shtet që respekton veten.

Sipas tij, nuk është detyrë e çdo institucioni apo personi publik të reagojë ndaj çdo deklarate provokuese që vjen nga Beogradi. Kryeministri kritikoi gjithashtu edhe reagimet në Tiranë, duke i cilësuar ato si përpjekje për protagonizëm politik.



Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh“, shkruan Rama në “X”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!