Analisti Azdren Shala ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është marrë peng nga kryeministri Albin Kurti përmes liderit të saj, Lumir Abdixhiku. Në një intervistë për “Balkan Update”, Shala u shpreh se bashkëpunimi i tyre bazohet në një marrëveshje personale që synon shkatërrimin dhe përçarjen e LDK-së.
Sipas tij, lakmia politike e Abdixhikut e ka çuar atë drejt kësaj kurthe, ndonëse nuk ka mbështetjen e gjysmës së partisë për të hyrë në zgjedhje. Analisti nërmvizoi se kjo situatë po shfrytëzohet nga Kurti, i cili do të shkelë sërish afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
“Abdixhiku një njeri i nënshtruar ndaj Albin Kurtit. LDK u arrit një shkallë, është më i ashpër me deputetët e tij se sa Kurti. Ishte një marrëveshje mes dy njerëzve, se sa dy partive. LDK ka një lider të marrë peng nga Kurti.
Qëllimi është jo të zgjedhësh president me LDK-në, por për ta shkatërruar partinë. LDK ka rënë viktimë e Kurtit. Nuk ka pse të flasë Kurti, por flet Abdixhiku për të. Arsyeja pse Abdixhiku ka pranuar që të bjerë në këtë kurth është shumë e qartë, lakmia e tij. Synon të shkatërrojë partinë e tij vetëm për interesin e tij.
Kjo po e çon LDK-në drejt përçarjes. Unë mendoj që Lumir Abdixhiku nuk ka arsye që të hyjë në zgjedhje, sepse gjysmën e partisë nuk e ka me vete. Kurti do të shkelë sërish afatet për president”, tha Abdixhiku.

