Kosova nuk është e një individi dhe e një partie politike.
Më ketë qëndrim edhe sot deputetë të PDK dhe Aleancës kanë dalë sërish përpara godinës së qeverisë në aksionin e tyre të përditshëm.
Ata i bënë thirrje Kurtit të thërras seancën konstituive dhe të ngrij institucionet.
Sipas tyre, bllokada institucionale po u shkakton dëme qytetarëve dhe po ndikon edhe në humbjen e investimeve ndërkombëtare.
Deputetët theksuan se mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të jetë arsyetim për mosvazhdimin e seancës konstituive, ndërsa konfirmuan se aksioni i tyre do të vazhdojë si rezistencë ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje të kushtetutës.

