Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

BE, bashkë përballë Rusisë/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

schedule19:07 - 2 Shtator, 2026

schedule 19:07 - 2 Shtator, 2026

Përpjekjet e Rusisë për të frikësuar Europën do të dështojnë. Ishte kjo deklarata që erdhi nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pas mbledhjes informale të Ministrave të Jashtëm të Unionit 27-anëtarësh në Wicklow të Irlandës, ku u diskutua mbi sulmin rus në aeroportin gjerman të Leipzigut muajin e shkuar. Kallas deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë me ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa foli për një plan për të kufizuar vizat për qytetarët rusë të cilët duan të vizitojnë shtetet anëtare të Unionit.

“Sulmet në Leipzig kishin shenja të qarta të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti rus. Ajo që ndodhi në Leipzig nuk ishte një incident i izoluar. Që nga viti 2022, kemi parë sulme sistematike në të gjithë Evropën. Sabotimi, sulmet kibernetike, spiunazhi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të paturpshme. Ne kemi thirrur përfaqësuesin rus në BE dhe po ecim përpara me më shumë sanksione. Ka pasur mbështetje të gjerë brenda vendeve anëtare për kufizime më të ashpra për dhënien e vizave për turistët rusë dhe për të ndalur ish-luftëtarët rusë që të hyjnë në territorin tonë”, tha Kallas.

Pas qeveria gjermane akuzoi të martën zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron me eksploziv në aeroportin e Leipzig, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se autoritetet gjermane kanë identifikuar të dyshuarit e këtij sulmi që janë një burrë i lindur në Rusi me pasaportë letoneze dhe një burrë nga Bjellorusia i cili ka edhe nënshtetësinë ruse, të dy me precedentë të mëparshëm penalë dhe të njohur nga autoritetet.

Teksa Europa po ndërmerr një përgjigje më të fortë ndaj Rusisë, në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Shqipëria. Kryeministri Edi Rama e cilësoi sulmin në aeroportin e Lajpcigut si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës. Kryeministri shqiptar shiptar shprehu solidaritetin me kancelarin Friedrich Merz, qeverinë dhe popullin gjerman, duke theksuar se kërcënimeve të tilla Berlini zyrtar duhet t’u përgjigjet me vendosmëri.

Më herët, përgjatë kësaj të mërkure, edhe NATO dënoi sulmin rus ndaj aeroportit gjerman, duke deklaruar se Aleanca qëndron përkrah Gjermanisë dhe është e gatshme t’i kundërpërgjigjet çdo kërcënimi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!