Partizani dhe Luftëtari janë gati për lojë. Përballja mes tyre nis prej orës 17:00, ndërkohë që mungon sërish Alban Hoxha. Portieri e nis nga stoli dhe në vend të tij luan Teqja. Rikthehen titullarë Idrizaj dhe Çinari. Bie në sy sërish prania e Llanajt në formacion.
Luftëtari nga krahu tjetër pritet të luajë me pesë në mbrojtje, me Isufin që i shtohet prapavijës. Trajneri Novi do mundohet të shfrytëzojë shpejtësinë e lojtarëve të tij, ndaj edhe kundërsulmet do jenë baza e lojës së gjirokastriteve.
PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Çinari, Llanaj, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Lala, Isufi, Duka, Dushkaj, Hyseni, Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi
GJYQTARË: Kreshnik Bajramaj, Ani Kociaj, Uran Korra, Roxhers Muska/ abcnews.al