Philippe Coutinho ka një kontratë deri në vitin 2023 me Barcelonën, por ai nuk bën pjesën në planet e skuadrës katanalase dhe do të nisë një tjetër aventurë sezonin e ardhshëm.
Dëshira e madhe është të rikthehet në Premier League, aty ku zhvilloi sezonet më të bukura të karrierës me Liverpool (2013-2018). Fantazisti brazilian insiston të rikthehet te “The Reds” dhe është hedhur në veprim.
Sunday World zbulon se 27-vjeçari ka telefonuar personalisht Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool. Coutinho i ka shprehur gjermanit gatishmërinë për të ulur rrogën e tij, por mbetet problem kosto e lartë e kartonit.
Barcelona pagoi 145 milion euro për të janarin e vitit 2018. Kampionët e Spanjës janë të qartë se lojtari vlen sot disa herë më pak, teksa drejtuesit e Barçës pritet ta lënë të lirë për rreth 80 milion euro, shumë e lartë gjithsesi për Liverpool. /abcnews.al