Dy bashkëshortë në Vlorë kanë pësuar djegie pasi bomobla e gazit në banesën e tyre ka marrë flakë. Njoftohet se si pasojë e flakëve, të lënduar kanë mbetur 62-vjeçari Luan Sinani., dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare Myrvete.
Për shkak të lëndimeve të marra, në spitalin e Vlorës po merre ndihmë mjekësore gruaja ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar drejt Tiranës.
Po ashtu, Policia njofton se një 26-vjeçar në Vlorë është rrëzuar në tokë, pasi i ka rënë të fikët, dhe ka marrë një dëmtim në kokë. Për fat të mirë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Vlorë
Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.
Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
Në lagjen “Pavarësia” shtetasi O.L., 26 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se është rrëzuar në tokë për shkak se i ka rënë të fikët dhe si pasojë ka marrë një dëmtim në kokë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave. /abcnews.al/