4 ditë nga zhdukja e të riut në Vlorë/Asnjë gjurmë

schedule10:02 - 2 Prill, 2018

schedule 10:02 - 2 Prill, 2018

Kanë kaluar katër ditë nga zhdukja e të riut Ksandro Imeraj dhe familjarët e tij në Vlorë nuk kanë asnjë të dhënë për vendodhjen e tij. Në denoncimin që u bë në polici, të afërmit pretendojnë se një person e ka parë 33 vjeçarin me motor uji në det. Imeraj edhe herë të tjera ka shprehur kërkesën e tij për të ikur ne Itali pasi atje jeton nje pjese e familjes. Dyshimet janë të shumta për zhdukjen e tij deri edhe te mbytja në det, në rastin më të keq. Edhe pse është tentuar të kontaktohet në telefonin e Imerajt, diçka e tillë është krejtësisht e pamundur./abcnews.al