Rruga e Kombit, një ditë pas protestës…

schedule17:07 - 1 Prill, 2018

schedule 17:07 - 1 Prill, 2018

Një ditë pas protestës askush nuk paguan tarifën për Rrugën e Kombit. Në vendin, ku ishin ngritur sportelet dhe trarët, tashmë ka mbeturina dhe gjurmë të zjarrit që i vunë protestuesit.

Bujar Muçmata: “Deri në orën 10:30 të ditës së djeshme këtu paguhej tarifa e Rrugës së Kombit për çdo automjet që udhëtonte në të, por siç duket nga pamjet pas protestës së orës 11:30 gjithçka është shkrumbuar dhe është rrënuar. Disa punonjës po përpiqen të rikthejnë situatën, por volumi i dëmeve është aq i madh, saqë ndoshta duhen muaj për ta rivënë në punë”.

S’ka mbetur asnjë gjurmë nga ndërtimi modern këtu në Rrugën e Kombit. Reshjet e shiut kanë larguar blozën pas zjarrit.
Por shenjat e tij janë aty tek sportelet tashmë të shkatërruara Kjo është çka la pas zemërimi i protestuesve kuksianë, të cilët dolën të shtunën kundër tarifës.

Një punëtor i firmës tenton të largojë mbeturinat. Sikurse presin kur do të rinisin punimet. Vetëm tre ditë para se të perfundonte në këtë gjendje, këtu po punohej me nxitim. Shumë makineri, punonjës dhe ekipe të ndara, sipas profileve, po bënin gati sportelet.

Specialistët e IT bënin testet e pagesës për aparaturat dhe trarët. Ishte folur dhe për një ceremoni inaugurimi e për prerje shiriti. Por ndoshta do duhet kohë, që ky investim të ribehet edhe njëhere siç ishte para se turma e protestuesve të vërshonte mbi të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!