Vatra të reja në Fier, 3 të infektuarit e morën virusin në Tiranë

schedule11:19 - 13 Qershor, 2020

schedule 11:19 - 13 Qershor, 2020

Në Fier janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit 3 raste me koronavirus, të cilat janë vatra të reja. Gazetarja Valbona Davidhi bën të ditur  se rastet e reja janë dy na bashkinë e Roskovecit dhe një tjetër në Patos.

Janë persona të cilët kanë pasur kontakte edhe me spitalet në QSUT. Gruaja nga Patosi dyshohet se është infektuar në QSUT, pasi ka qenë e shtruar.

LEXO EDHE: Thyhet rekordi, 48 raste të reja me koronavirus vetëm sot: Zonat më të prekura

Ndërkohë, dy bashkëshortët nga Roskoveci po ashtu dyshohet se e kanë marrë virusin në kryeqytet. Mësohet se ata kanë vizituar djalin në Tiranë dhe aty janë infekuar, duke qenë se djali ka rezultuar më vonë i infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 48 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i që nga fillimi i pandemisë në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!