Shoqërohen në polici me dhjetëra persona për shpërthimin me tritol në një lokal në Tiranë.
Policia ka njoftuar se mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i cili ka vendosur sasinë e tritolit.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi”.
LEXO edhe: Kishte shumë punë, detaje nga shpërthimi me tritol tek lokali në Tiranë
Nga shpërthimi i lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme materiale.
LEXO edhe: E FUNDIT/ Tritol lokalit në Tiranë, arrestohet autori
Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur për shkak të konkurrencës pasi lokali ishte ndër të vetmit që kishte shumë punë në atë zonë.
Sakaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për këtë ngjarje.
Bëhet fjalë për F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”./abcnews.al