Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borxhi publik ulet në nivele rekord/ Ministria e Financave: Në fund të muajit shtator regjistron vlerën 49.35%

schedule14:26 - 28 Tetor, 2026

schedule 14:26 - 28 Tetor, 2026

Niveli i borxhit publik në Shqipëri ka regjistruar një ndër shifrat më të ulëta në 10 vite. Ministria e Financave ka publikuar të dhënat ku konfirmon se borxhi publik i Shqipërisë ka rënë në 49.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të shtatorit 2026. Madje nëse shohim shifrat ndër vite ky borxhi i vendit ka zbritur nën nivelin 50% për herë të parë që nga viti 2011.

Në fund të vitit të kaluar borxhi publik ishte 52.92%   dhe verehet se  brenda nëntë muajve, ky tregues ka rënë me 3.57 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se borxhi publik zë një pjesë më të vogël të ekonomisë së vendit krahasuar me vitet e mëparshme.

Ndikim në përmirësimin e nivelit të borxhit ka dhënë përmirësimi I mbledhjes së të ardhurave në buxhet. Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur me 11.3 për qind në nëntëmujorin e parë të vitit 2026, duke arritur në 626.6 miliardë lekë Po ashtu një faktor që ka ndikuar në uljen e vlerës së borxhit është forcimi i lekut ndaj valutave të huaja. Meqë një pjesë e borxhit të Shqipërisë është në monedha të huaja, kur leku forcohet, vlera e këtij borxhi e llogaritur në lekë ulet.



Rënia e borxhit ndaj PBB-së është një tregues pozitiv për financat publike një element ky i vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare si FONDI Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore. Ulja e borxhit publik tregon përmirësim të shëndetit financiar dhe stabilitetit ekonomik të një vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!