Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit/ Rama: Dritare dixhitale për dialogun, për të gjithë ata që kanë frikë nga dhunuesit online

schedule13:58 - 28 Tetor, 2026

schedule 13:58 - 28 Tetor, 2026

Rritje të bursës për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, praktika punësimi nga privatët, si edhe politikat e strehimit përmes ligjit të dorësuar tashmë në parlament, ishin disa prej risive që njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama për studentët.

“Nga ana tjetër, lajmi i mirë nga ana jonë për ju, që vjen edhe ky nga ekonomia e rritur si të gjitha lajmet e sotme, është se të gjithë studentëve që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike bursa u rritet me plus 15 mijë lekë të reja, pra u bëhet praktikisht sa një gjysmë page minimale, 25 mijë lekë dhe u shtrihet edhe në nivelin master.

Ndërkohë në ligjin e ri për strehimin, që është tanimë në Parlament, kemi parashikime të tjera lehtësuese për studentët e për çiftet e reja, që nga qiratë e bashkë-financuara me qeverinë deri te kreditë me zero apo vetëm 3% interes sipas kritereve dhe kushteve që përcaktohen nga ligji.



Po ashtu, do të sjellim edhe një risi për praktikat e punës, duke vendosur kusht për biznesin që sipas një formule të caktuar, të punësojë studentë me një gjysmë page minimale.

E fundit për sot lidhur me studentët.

Në ditët në vijim do të hapim një dritare digjitale për dialogun, e cila do t’i shërbejë të gjithë atyre që duan të dialogojnë me mua po kanë frikë, frikë në vitin 2027. Frikë, kur nga ana tjetër pretendon se mund të marrësh në dorë Shqipërinë, frikë nga e drejta jote për të folur lirisht. Gjithsesi për të gjithë ata që kanë frikë nga dhunuesit online do të jetë kjo faqe e cila do të më shërbejë mua dhe kolegëve të mi, për të dëgjuar sa më shumë e për të mbledhur sa më shumë opinione nga studentët.”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!