Revolucioni rozë vdiq! Nga kulla blu, Sali Berisha shpalli fundin perfundimtar te flamingove. Duke nisur nga ata qe e drejtuan per pese muaj:
“Tani duhet t’u themi shqiptarëve, se kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe ishin përjashtim tjetër që mund ta merrnin. Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofoni, merrte porosi se çdo të thoshte”, tha ai.
Për një fund tragjik, duhet dhe një viktimë. Berisha me këtë mesazh, sulmoi kryeflamingon Gent Progni. Prej nisjes së protestës së dhunshme, ai është larguar ngs bulevardi. Doktori sot i bëri të fala.
“Disa prej tyre mbushën valixhet dhe ia mbathën, të damkosur do mbeten përjetë për thikat që i futën lëvizjes qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi”, tha ai.
Pasta u erdhi Radha atyre që mbeten. Për herë të parë, Berisha u doli kundër, antifas, marksistëve, komunistëve. Përmbledhur të gjitha në një, i ngriti grushtin Arlind Qorit.
“Bandat e Qorrit të Ramës, e Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi! Qorriiiiii, tret miliona, milionaaaaaa, është ngo sekt në Shqipëri. Qorri bashkë me papagallin e Qorrit që kakarisin”, tha ai
Por bombën atomike Berisha ja ruajti Agron Shehajt. Atij i rezervoi hakmarrje dhe për Kohën kur nuk do jetë as vetë.
“Ish-Hajdute, që iken nga partia si hajdut, se nuk kishte të ardhme në PD. Edhe pas 30 vitesh do ndiqeni, qe ua ka amnistuar Edi Rama dhe iu perdor si kukulla” tha Berisha.
Zgjedhjet po afrojnë, sondazhet kane ndezur alarmet, edhe brenda selisë blu. Dhe bojkoti edhe me statut, nuk është më një opsion. Dhe nëse të shtunën do ketë dhunë, doktori e paralajmëroi se ndaj kujt do jetë kësaj radhe. Jo ndaj policisë. Po ndaj atyre që po i marrin votues.
Cilido që kërkon ti rrahë gjoksin, ne do ia nxijmë fytyrën. Në këtë protestë PD ka qenë që në sekondin e parë, ta dinë këta horrat, qorrat e Edi Ramës”
Tashmë nuk ka me dilema. Protesta e flamingove vdiq. Autorët u arratisën. Armiku i parë i saj, nuk është qeveria, por ish-komunisti më veteran i tranzicionit shqiptar./abcnews.al


