VIDEO/ “Mirupafshim, Kepa”, Chelsea e zëvendëson me portierin e Turqisë

schedule12:59 - 13 Qershor, 2020

schedule 12:59 - 13 Qershor, 2020

Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Chelsea pagoi 80 milion euro verën e vitit 2018 tek Athletic Bilbao dhe 25-vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2025 me “Blutë e Londrës”.

Paraqitjet e tij nuk janë ngritur kurrë në nivelin që pritej dhe klubi londinez e ka nxjerrë në merkato. Lampard nuk e ka në planet e së ardhmes dhe porta mund t’i besohet një turku.

Chelsea pëlqen shumë Uakurcan Cakir, 24-vjeçarin e Trabzonspor, skuadrën që kryeson kampionatin turk. Cakir ka pësuar 28 gola në 26 ndeshje të zhvilluara, teksa numëron dy ndeshje të zhvilluara me kombëtaren turke. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!