Në një deklaratë për mediat, Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se beteja në këtë këshill ka përfunduar tashmë
Deputetja theksoi se tashmë ajo do të përqëndrohet në Kuvend dhe në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Hajdari theksoi se do të vijojnë me propozime shtesë, duke përfshirë edhe atë të ndryshimit të sistemit.
Një marrëveshje që ktheu PD në sistem, tani duhet të kodifikojmë atë marrëveshje. Beteja ime është në parlament dhe në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do të diskutojmë gjerësisht mbi elementë të tjerë. Reforma zgjedhore është shumë më serioze . Ne do të propozojmë elementë shtesë, por do riprozojmë ndryshimin e sistemit. Në vijim të kësaj do fillojmë të propozojmë mbi atë që është kërkuar për votën e Disporës. Është shumë e drejtë që ata emigrantë të jepet e drejta. Të mos kemi frikë nga vota e qytetarit. Jo vetëm kaq, por edhe te administrata zgjedhore nëse do aplikojmë teknologjinë të jemi të drejtë. Dhe pse jo të shikojmë edhe mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar. Duhet t’ja lëmë në dorë ekspertëve”, tha Hajdari. /abcnews.al