Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar sot në Rrugën e Kombit kundër tarifës së qarkullimit. Në mesazhin e tij kreu i shtetit bëri apel për evitimin e dhunës dhe për kthimin e situatës në normalitet.
“Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Ai bën thirrje për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim normalizimin e situates dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje”./abcnews.al