Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 03:00 në lokalin e shtetasit Arben Koçollari, tek “Deshmoret e 4 shkurtit” përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Ndër të tjera mësohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e dyshuar si lëndë plasëse, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
Abcnews.al mëson se pronari i lokalit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe rezulton të jetë pa precedentë penalë. Policia dyshon paraprakisht se lënda plaesëse është vendosur për shkak të konkurrencës pasi lokali ishte ndër të vetmit që kishte shumë punë në atë zonë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al