Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se do ta votojë marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, pasi sipas tij vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje.
Ndër të tjera në deklaratën për media, Maliqi ka theksuar se tashmë ambasadorja Kim, topin nga fusha e Bashës duhet ta kalojë në fushën e atij që ecën me parimin përça dhe sundo gjithçka, Edi Ramës.
LEXO EDHE: “Dezertimi” i Maliqit, Murrizi: Nuk merrem me sharlatanë që kërkojnë një post deputeti
Maliqi gjithashtu ka theksuar se nuk e trembin mesazhet kërcënuese ndaj meje, pasi ai nuk ka frikë.
“Ndërkohë që u arrit një marrëveshje në rezidencën e ambasadoren me arsyen që ne duhet të jemi pranë zgjedhje. Dua të bëj thirrje ambasadores për marrëveshjen e arritur mes palëve të firmosur nga mazhoranca dhe nga opozita e bashkuar, që topin siç ja çoi Bashës, topi i ka kaluar aktorit dhe skenaristit që funksiono përça dhe sundo, siç përçau studentët, teatrin, shqiptarët kudo dhe një pjesë të opozitës. Rama nuk do që kjo marrëveshje nuk do që kjo marrëveshje të kalojë. Opozita parlamentare ka votuar në bllok të gjithë PPP, KÇK, antishpifjen etje. Ky nuk do këtë marrëveshje, të lërë mesazhet kërcënuese ndaj Lefter Maliqit, sepse nuk kam frikë. Balla nuk e di çfarë bën, Gjiknuri nëse është kurban i radhës, Rama nuk do as marrëveshje dhe as lista të hapura. Unë do të votoj për listën e hapur. Unë do e votoj marrëveshjen e firmosur nga palët, pasi dua zgjedhje të lira. Ky do ta mbajë reformën siç është për të hedhur fajin opozitës jashtë, timoni dhe tepsia e Ramës ka marrë fund, nuk humb PS-ja por rilindja, nuk fiton PD-ja por fiton opozita e Bashkuar.Ai shiti Tahirin do të shesë dhe Damianin, se Bushatin e ka shitur”, është shprehur Maliqi.
Ndërkohë deputeti është shprehur se gjashtë deputetë do ta votojnë këtë reformë. Rama ka filluar me shantazhe dhe kërcënimet me mesazhe, ai nëse do mund të ketë jo vetëm 6, por 20 e më shumë. /abcnews.al