Disa studiues amerikanë kanë llogaritur distancën ideale dhe këndin ideal për të kapur një selfie pa shtrembërime.
Nëse njerëzit do të ishin programuar për të shkrepur selfie, ata do të kishin lindur me krahë një metër e gjysmë. Sipas një hulumtimi të botuar në revistën “JAMA Facial Plastic Surgery”, kjo është distanca më e mirë për të bërë portrete që nuk ndryshojnë karakteristikat e fytyrës.
Përkundrazi, selfiet e shkrepura nga një distancë prej 30 centimetra nga fytyra (më të shpeshtat) përfundojnë duke prishur konotacionet, para së gjithash hundën.
Shko më larg! Për ta mbështetur është studimi i studiuesit Boris Paskhover dhe kolegëve të tij në “Rutgers New Jersey Medical School” dhe “Stanford University” në Kaliforni. Dijetarët kanë krijuar një model matematikor për të përshkruar efektet e shtrembërimit të selfies të shkrepura në kënde të ndryshme dhe në distanca të ndryshme.
Për ta bërë këtë ata shpikën një model ideal gjeometrik të fytyrës mashkullore dhe femërore, duke filluar nga një kampion i rastësishëm i pjesëmarrësve me prejardhje të ndryshme etnike (të gjithë rezidentë në Shtetet e Bashkuara) duke riprodhuar dy fytyra “prototipike” mbi plane paralele.
Ç’hundë të madhe që ke! Duke përdorur këtë model, studiuesit ishin në gjendje të llogarisnin shtrembërimin e fytyrës që ndodh dhe pozicioni i kamerës bën dallimin.
Nëse jeni një metër e gjysmë, fytyra nuk i nënshtrohet ndonjë ndryshimi (por në këtë rast për të shkrepur selfien duhet shkopi i njohur i selfies). Nëse është 30 centimetra larg, hunda i nënshtrohet një rritje 30% në madhësi tek meshkujt dhe një rritje prej 29% në femra.
Arsyeja e shtrembërimit do të duket e parëndësishme, por është e lidhur me perspektivën. Dhe është e njëjta gjë për të cilën ndërtesa e njëjtë do të na duket shumë e madhe, nëse e vëzhgojmë atë nga afër, por shumë më e vogël nëse është larg, në sfondin e pikëpamjes sonë.
Pasojat, thanë autorët e studimit, nuk duhet të nënvlerësohen. Sipas studiuesve të shohësh veten ndryshe nga se si jeni në të vërtetë mund të ketë edhe pasoja psikologjike.
Sipas një studimi të bërë nga Akademia Amerikane e Plastikës dhe Kirurgjisë Rikonstruktive në 2017, 55% e kirurgëve plastikë të intervistuar në Amerikë, duhet të merren me pacientët, të cilët i nënshtrohen një operacioni për të parë më mirë se ata janë në selfie.