Aeroportet e prekura në të gjithë verilindjen e SHBA-së, janë Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, Aeroporti Ndërkombëtar Newark Liberty i Nju Xhersit, Aeroporti Ndërkombëtar John F Kennedy i Qytetit të Nju Jorkut, Aeroporti Ndërkombëtar LaGuardia i Qytetit të Nju Jorkut, Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias në Pensilvani, si dhe Aeroporti Teterboro i Nju Xhersit.
Zyrtarët amerikanë thonë se problemi lidhet me frekuencat në një sistem kontrolli të trafikut ajror me bazë në Filadelfia, i cili udhëzon aeroplanët gjatë ngritjes dhe uljes.
Zyrtari i Administratës Federale të Aviacionit, Bryan Bedford, sqaroi se një kabllo thelbësore u dëmtua nga punonjlësit e ndërtimit në New Jersey dhe do të duhen 13 orë për ta riparuar kabllon e prerë.
Deri më tani, rreth 90 fluturime janë devijuar në rajone të tjera, por nuk dihet numri total i anulimeve.
Problemet në hapësirën ajrore në SHBA vijnë në një kohe të ngjeshur në New York City, ku liderët botërorë do të mblidhen të martën për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara, ku pritet që të marrin pjesë mbi 130 zyrtarë nga e gjithë bota.


