Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimet në lupë/ Eksperti i ekonomisë: Monitorimi, presion për ulje e çmimeve

schedule22:30 - 21 Shtator, 2026

schedule 22:30 - 21 Shtator, 2026

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, komentoi nismën për monitorimin e çmimeve dhe ndikimin që mund të ketë ajo te tregu dhe konsumatori.

Sefa e cilësoi transparencën si një hap pozitiv, duke theksuar se publikimi dhe monitorimi i çmimeve mund të ushtrojë presion mbi bizneset për uljen e tyre.

“Transparenca është e mirëpritur, sepse u jep një presion ulës çmimeve. Nëse duam ta bëjmë funksional të gjithë sistemin, është ajo bursa në kuptimin e plotë, gjë e cila në Shqipëri është akoma shumë larg”, u shpreh ai.



Sipas ekspertit, Shqipëria ka tentuar më herët krijimin e një mekanizmi të tillë, por nisma nuk ka funksionuar.

“Ne tentuam ta nisim një iniciativë të tillë në vitin 2018, por dështoi. Duhet analizuar se pse nuk u bë bursa bujqësore”, tha Sefa.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të analizuar të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit, me qëllim evidentimin e pikave ku krijohen rritje të çmimeve dhe nëse në treg ka abuzime.

“Duhet parë të gjitha ato hallka se ku na kapërcejnë çmimet dhe a kemi abuzime”, përfundoi eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!