Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

G7: Irani duhet të ndalojë armatosjen e rebelëve Huthi në Jemen

schedule07:49 - 22 Shtator, 2026

schedule 07:49 - 22 Shtator, 2026

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se Irani duhet të “ndalojë armatosjen dhe mbështetjen” për rebelët Huthi në Jemen.

G7 gjithashtu dënoi “me termat më të ashpra” sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shtuar se përshkallëzimi i fundit në luftimet kundër forcave të mbështetura nga Arabia Saudite në Jemen përbënte një kërcënim për sigurinë energjetike rajonale dhe globale.

Mijëra refugjatë janë larguar nga Jemeni ditët e fundit pasi grupi i mbështetur nga Irani pushtoi territorin përgjatë vijës bregdetare të Detit të Kuq të vendit, duke përfshirë edhe ngushticën Bab al-Mandab, një rrugë kritike për tregtinë globale, shkruan BBC.

Deklarata vjen përpara Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së në Nju Jork, ku pritet të flasin zyrtarë të lartë iranianë.

“U bëjmë thirrje Houthi-ve që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, të gjitha kërcënimet dhe sulmet kundër anijeve civile dhe të kthehen në procesin politik me mirëbesim”, thanë ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, të paktën gjashtë persona u vranë në sulmet ajrore saudite në qytetin strategjik jemenas të Mokha-s, raportoi agjencia e lajmeve AFP, duke cituar mediat e lidhura me rebelët Huthi.

Dy fëmijë dhe një grua ishin midis të vdekurve, ndërsa tetë të tjerë u plagosën në sulmin ndaj qytetit, të cilin Huthitët e morën nga forcat pro-qeveritare në fillim të këtij muaji .

Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, ende nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!