Një edukatore në një çerdhe në Prishtinë është testuar sot për COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se do të testohen edhe rreth 30 fëmijë, shkruan Gazeta Express.
Mbrëmjen e së dielës u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të dy çerdheve në Prishtinë.
“Sot është testuar një edukatore, po e presim rezultatin. Do të testohen rreth 30 fëmijë”, ka thënë Gashi.
Gashi deklaroi se tre çerdhe në Prishtinë po qëndrojnë të mbyllura. Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona.


