Osmani: Dialogu me Serbinë, Thaçi të sqarohet nëse ka hequr dorë nga korrigjimi i kufijve

schedule14:45 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:45 - 8 Qershor, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar për vendimet që janë marrë sot.

Osmani në fjalën e saj për mediat është shprehur se një vendim ka të bëjë me ligjit për menaxhimin e financave që krijon një bazë të nevojshme ligjore sa i përket menaxhimit të pandemisë për kah aspekti ekonomik.

Ndërsa vendimet tjera që u morën në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, lidhen me marrëveshje ndërkombëtare që po presin tash e sa kohë në Kuvend por që sipas Osmanit, për shkak të mungesës së konsensusit në të kaluarën nuk po kalonin.

Tani kemi arritur pajtim që të procedohen në Kuvend dhe pas trajtimit këto dy ditë ato vendime do të procedohen të enjtën në Kuvend dhe shpresoj se do të miratohen me 2/3 e votave sepse të gjitha janë marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmën në raport me qytetarët”, ka thënë kryeparlamentarja.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar sot se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për dialogun me Serbinë, por jo të tipit të presidentit, Hashim Thaçi.

“Në vend se të dojë të marrë kompetencat e qeverisë, presidenti i vendit duhet të përcaktohet njëherë e mirë për gjërat substanciale, që i garanton qytetarët e Kosovës se ka hequr dorë nga ideja e tij dhe Vuçiçit për korrigjim të kufijve, sepse herën e fundit në profilin e presidentit, eshte ende ideja se Presidentët dhe Kryeministrat mund të ndërrohen, por se korrigjimi i kufijve duhet të ndodh”, ka thënë Osmani/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!