Përpara rihapjes së New York City të hënën, Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo njoftoi masa të reja përsa i përket testimit të koronavirusit për protestuesit.
“Ne jemi të shqetësuar se ato protesta mund të kenë rritur përhapjen e virusit,” tha Cuomo në një konferencë shtypi të dielën. Qyteti planifikon të hapë 15 vende testimi për protestuesit.
New York City gjithashtu do të kryejë 35,000 teste në ditë për të monitoruar progresin e rihapjes së vendit, dhe Cuomo tha se do të ketë një vonesë në të dhënat për të treguar nëse protestat kanë shkaktuar shtim të rasteve.
Shqetësimi për protestat vjen pasi shteti raportoi përqindjen e saj më të ulët të rasteve pozitive që nga 16 marsi, para mbylljes së New York-ut. Nga 60.435 testet e kryera të shtunën, rreth 1% rezultuan pozitivë për virusin, sipas Cuomo./abcnews.al


