Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Joao Cancelo: Guardiola super trajner, u largova nga Juventusi prej tij

schedule12:39 - 8 Qershor, 2020

schedule 12:39 - 8 Qershor, 2020

Manchester City dhe Juventus realizuan një shkëmbim mes tyre verën e kaluar. Danilo kaloi në Serie A dhe Joao Cancelo, i cili numëron 26 ndeshje me “Cityzens”, u transferua në Premier League. Mbrojtësi i djathtë tregon shkakun pse u largua nga bardhezinjtë.

Pranova të transferohem te Manchester City për shkak të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ishte faktori kryesor i zgjedhjes time. Kisha kuriozitet të madh për të punuar me të.

Nuk është e drejtë të them që mësova nga ai brenda një jave më shumë se sa kam mësuar gjatë një sezoni nga trajnerët e tjerë, por Pep është një trajner i shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga ai, më ka ndihmuar të përshtatem me futbollin anglez“, deklaron mbrojtësi portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!