Partizan i çuditshëm, Kukësi me artileri të rëndë. Tirana rigjen Hasanin

schedule16:17 - 7 Qershor, 2020

schedule 16:17 - 7 Qershor, 2020

Partizani-Kukësi është kryesfida e kësaj jave dhe tashmë janë zbuluar edhe rreshtimet e të dyja skuadrave. Të kuqtë kanë humbur Alban Hoxhën, për shkak të një tërheqjeje muskulore, ndërkohë që edhe në mesfushë nuk luan Mala.

Çinari gjithashtu nuk ëshët në fushë dhe në vend të tij luan Broën, kurse në të djathtë i ru Llanaj. Te Kukësi Rroca rikthehet titullar, sikurse edhe Obanor. Spostohet në të majtë të mbrojtjes Musta dhe pjesa lart është e zakonshme, me Gavazajn, Abazajn e Shkurtajn.

PARTIZANI: Teqja, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Llanaj, Broën, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani
KUKËSI: Xhika, Maliki, Lulaj, Obanor, Musta, Ethemi, Musolli, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi

Luftëtari ka pësuar pak lëvizje nga ndeshje e fundit. Te Tirana lëvizjet janë të detyruara, pasi Hoxhallari e Torassa janë të pezulluar me kartonë të verdhë. Ismajlgeci dhe Hasani janë lojtarët që e nisin titullarë në vend të tyre. Shkodrani pas shumë kohësh e nis nga fillimi, për shkak të një dëmtimi që pat pësuar.

LUFTËTARI: Shala, Lala, Duka, Kukaj, Dushkja, Hyseni, Puci,Lika, Çelaj, Çela, Mehmetllari. Trajner: Nikolin Çoçlli
TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Hasani, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!