Një çift në Detroit të SHBA-ve ka lidhur kurore me maska në fytyre për t’iu përshtatur pandemisë.
36-vjeçari Matthew Engelke, dhe 28-vjeçarja Lilly Engelke née Ayrapetyan u martuan në një ndërtesë të braktisur pasi vendosën që të mos i anulonin planet për dasmë për shkak të koronavirusit.
Fotot e pazakonta tregojnë çiftin ndërsa shtrëngojnë duart dhe mbajnë vënë maska ati-gaz në një fabrikë të braktisur. Foto të tjera tregojnë çiftin duke u puthur ndërsa nëna e dhëndrit e sheh dasmën në mënyrë virtuale me anë të FaceTime.
Pamjet nga dasma u ndanë nga fotografi Scott Sprague, i cili përjetësoi ditën e rëndësishme për çiftin.
Dhëndri dhe fotografi, nga Detroiti të dy, kanë qenë miq për më shumë se një dekadë dhe kanë punuar bashkë për idenë e fotove të dasmës.
Fotografi tregon: “Fotoja ime e preferuar është ajo me maskën anti gaz ndërsa mes tyre ndodhet një mesazh që lexon: “Ajo për të cilën kemi nevojë në këtë botë është më shumë dashuri.” /abcnews.al/