Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 15 vite burg.
Në pranga ka rënë Arben Veizaj nga Vlora dhe banues në kryeqytet. 54-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale të trafikimit të të miturve dhe falsifikim të pasaportave.
Arben Veizaj është me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda lidhur me veprat penale për të cilat akuzohet. 54-vjeçari iu dorëzua Policisë së Vlorës për procedura të mëtejshme. /abcnews.al


