Durrës, një person përplaset për vdekje nga makina

schedule18:30 - 28 Mars, 2018

schedule 18:30 - 28 Mars, 2018

Drejtuesi i një biçiklete ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:45  lagjen “Nr. 17” të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë lokale, një makinë ka përplasur personin që po udhëtonte me biçikletë.

Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga një pakujdesi e viktimës, i cili i ka prerë rrugën makinës./abcnews.al