Anëtari i Gardës Kombëtare qetëson protestuesit: Më vjen keq për vdekjen e Goege Floyd

schedule18:43 - 5 Qershor, 2020

schedule 18:43 - 5 Qershor, 2020

Prej disa ditësh vijojnë protetsat e dhunshme në Amerikë. Këtë të premte një anëtar i Gardës Kombëtare që largoi policinë dhe ushtrinë nga protestuesit në kryeqytetin amerikan, u ka ofruar këshilla të gjithë zyrtarëve të rendit në mbarë SHBA-të.

Në një deklaratë për mediat koloneli Sam Anders është shprehur se së fundmi ka zbuluar një mënyrë që të mbajnë nën kontroll protestat larg dhunës.

Mendoj se volumi i zërit ka rëndësi të madhe në ruajtjen dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Kur e dini emrin e dikujt, kur e prezantoni veten, mund të filloni menjëherë një bisedë të këndshme. Mund të dëgjoni dhe shpresoni që turma që qëndron pranë jush do t’ju dëgjojë”, shtoi ai.

Ai është filmuar se si me butësi dhe afërsi diskuton me protestuesit e mbledhur të cilët i dëgjon me vëmendje, madje u premton se do të tërheq policinë dhe ushtrinë nëse prezenca e tyre i shqetëson. Gjithashtu ai ka theksuar se i vjen keq për vdekjen e Goege Floyd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!