Lirim Zalla, gazetari i njohur sportiv në vend, në emisionin “Pressing” në ABC News foli edhe për Partizanin. Fillimisht ai bëri këtë analizë: “E kishit vënë në qendër drejtorin. Kush nuk vjen nga fusha e futbollit ka vështirësi. Partizani prish burimin, harron që duhet të mbushë sërish ujë. Hoqën trajnerin që i nxori kampion pas shumë vitesh. Duke vepruar kështu nuk kanë ngritur kokë. Kanë ekip për të qenë më lart.
Mangësia më e madhe për mua është Sormani. Me Skënderbeun pashë që mungonte në fushë. Daja e kishte lexuar lojën e Partizanit. Italiani ishte inaktiv për ta ingranuar skuadrën. E thashë, drejtuesit e prishën burimin. Gega nuk është i vjetër. Në momentin e parë e hoqën. Ka ndodhur edhe më parë”.
Më pas, Zalla flet me emra: “E kanë larguar Gegën. Olsi Rama e ka hequr, meqë e kishte merak Sula”. Më pas edhe Starova shtoi: “Unë të besoj për këtë që thua. Verifikoje a i ka shkuar presidentit t’i thotë se është larguar”. /abcnews.al