Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në protestë priten xhihadistë nga Maqedonia e Veriut”, Beqiri: Zgjidhje, dialogu me kryeministrin!

schedule00:16 - 24 Tetor, 2026

schedule 00:16 - 24 Tetor, 2026

Ndryshe nga avokat Petraj, i cili parashikon një protestë të qetë atë të thirrur të shtunën nga PD, me qëllin shpëtimin e kësaj partie nga dhuna që shkatërroi Tiranën, kolegu i tij Idajet Beqiri, sheh një tjetër panoramë të saj.

Në studion e Ora e Fundit në ‘ABC Neës, Beqiri ngriti shqetësimin se xhihadistë nga Maqedonia e Veriut pritet të mbërrijnë nesër në protestë.

“Ata janë pregatitur nesër për një skenar ogurzi. Berisha me gjithë këta të Antifës, por jo vetëm kaq por ne do shohim nesër,  dhe unë do apeloja institucionet e shtetit, policisë kufitare se shumë xhihadistë do të vijnë nesër nga Maqedonia e Veriut, po xhihadistë tamam të Hamasit dhe ata mund të na bëjnë akte të tilla që do të jetë e rëndë edhe për policinë mënyra e të vepruarit” , u shpreh Beqiri, ndërsa vuri theksin te dialogu mes kryeministrit dhe protestuesve



“Duhet të shkojnë të dialogojnë me kryeministrin e vendit. Rama nuk po tallet kur con karriget. Thonë se ai na mund me llafe, po nuk u gjetën kaq intelektualë në këtë vend dhe të dinë të dialogojnë me të” tha Beqiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!