Gjykata e Kavajës ka lënë në burg dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë, që kishin ngritur një rrjet prostitucioni.
Në seancën e kësaj të enjtje gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën.
Ndërkohë për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie.
Lexo edhe: 8 të arrestuar për prostitucion në Rrogozhinë: Kapen pronarët e hoteleve, vajzat dhe klienti
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar në operacionin “Zhuri”.
Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha të cilët akuzohen për “Pershtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni, dhe ushtrim prostitucioni”
Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara me inicialet M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., për veprën penale “Prostitucioni”./abcnews.al