Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon mallrash ka përplasur nga pas një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 50-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekspertët, të cilët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



