Marcello Troisi, trajneri i Flamurtarit, ka reklamuar penalltinë që u akordua një ditë më parë në sfidën kundër Vllaznisë. Sidorenco u rrëzua në zonë dhe për brazilianin nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.
LEXO EDHE: “Turp, komedi si gjithmonë”, Flamurtari e ka me Kridens Metën (VIDEO)
“Asnjë koment, a është kjo penallti? Për mua është absurde. Kjo është arsyeja pse jam në favor të aplikimit të VAR. Pesë penallti të paqena në dëmin tonë. Kështu që le të shkojmë në Kategorinë e Parë, kundër gjithçkaje, kundër të gjithëve”, shkruan Troisi në “Facebook”.
https://streamable.com/6c584h
Edhe Ardit Hoxha, sulmuesi që ishte protagonist në penalltinë e akorduar nga Kridens Meta, mendon se vendimi i marrë ishte i gabuar. “Rikthehemi të luajmë mes mijëra problemeve, por as kjo pandemi si ka ndryshuar arbitrat nr gabimet kundër Flamurtarit. Loja 0-0, vjen një penallti dhe të prish lojën. Gjykojeni vetë, lojtari i Vllaznisë ka shkelur mbi këmbën time”, shkruan vlonjati në rrjetet sociale. /abcnews.al