Pep Guardiola ka një kontratë deri në fund të vitit 2021 me Manchester City. Spanjolli e ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë në stolin e skuadrës angleze, por konfirmimi i pezullimit 2-vjeçar nga Champions League mund të ndikojë në largimin e tij.
Hapi i radhës mund të jetë një kombëtare, edhe pse shumë klube të mëdha do t’i ofronin pankinën me kënaqësi, dëshirë që zbulohet nga vëllai dhe agjenti i tij. “Pep ka një ëndërr, ai dëshiron të udhëheqë një kombëtare.
Të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet pritur nëse vjen një ofertë e tillë dhe do të shohim nëse është koha e duhur për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar. Ky nuk është një projekti që lidhet me të tashmen“, deklaron për Globo Esporte, Pere Guardiola. /abcnews.al