Lajçak: Rinisja e dialogut Prishtinë-Beograd, ka mbështetjen e të 27 shteteve anëtare të BE-së

schedule15:13 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:13 - 2 Qershor, 2020

Përfaqësuesi Special i BE-së, Mirsolav Lajçak është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ka qenë dhe në qendër të vëmendjes në diskutimin e kësaj të marte në Bruksel.

Për një diskutim të tillë ka njoftuar në llogarinë e saj zyrtare, ambasadorja austriake në Bashkimin Evropian, Christina Kokkinakis.

Ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka njoftuar ajo.

Një njoftim të tillë e ka shpërndarë edhe vetë Lajçak duke treguar se në një diskutim të tillë ka marrë përkrahjen e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për rrugën që do të ndjek dhe për mandatin si emisar i Brukselit për dialogun.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet Anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, shkruan Lajçak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!