Shqiptarët të dytët në Ballkan e të shtatët në Europë për FB

schedule15:31 - 27 Mars, 2018

schedule 15:31 - 27 Mars, 2018

Shqiptarët renditën të dytët në Ballkan dhe të shtatët në Europë për përdorimin e rrjetit social facebook. Qytetarët dënojnë përdorimin e të dhënave personale, por shprehen se nuk do ta mbyllin llogarinë personale.

Nuk ka rëndësi ku ndodhesh. As se çfarë po bën. Kohë për të kontrolluar facebook-un gjen thuajse gjithmonë.

Shqiptaret sipas Internet World State këtë rrjet social e kanë të parapëlqyerin e tyre. 72.5% ose nga mbi 1 milion e 900 mijë (1.932.024) përdorues të internetit 1 milion e 400 mijë (1.400.000) janë përdorues, kanë një llogari në facebook.

As skandali i përdormit të paautorizuar të të dhënave personale të rreth 50 milion përdoruesve të këtij rrjeti social për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe referendumin për BREXIT  nuk i tremb shqiptarët.

Dënojnë përdorimin e të dhënave personale të individëve, por vetë vijojnë të mbajnë vendin e dytë në Ballkan dhe të shtatin në Europë, sipas Internet Ëorld State për përdorimin e rrjetit social themeluar nga Zuckermberg.

Pas Shqipërisë në rajon numrin më të madh të përdoruesve e ka Mali i Zi, ndërsa në Europë, Irlanda, Britania dhe Portugalia.

Kosova, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina kanë nivel të ulët të përdorimit rreth 50-60%, ndërsa në Rusi dhe Bjellorusi facebook përdoret nga 0-20% edhe për shkak të aksesit dhe censurës nga shteti./abcnews.al