Revolta për pagat te Vllaznia, Bashkia Shkodër me mesazh të qartë

schedule09:16 - 2 Qershor, 2020

schedule 09:16 - 2 Qershor, 2020

“Pagat ose nuk shkojmë në Vlorë”. Ky lajm sigurisht që i ka shqetësuar të gjithë në Shkodër dhe ka bërë Bashkinë të reagojë dhe të garantojë se financat janë të sigurta te kuqeblutë.  “Bashkia Shkodër ka respektuar dhe respekton të gjitha detyrimet.

Vllaznia është skuadra e qytetit dhe mbështetet nga qyteti i Shkodrës, me financa dhe tifozerinë. Çdokush që vazhdon të përpiqet në dëm të “Vllaznisë”, do të përballet me qytetarët dhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës.

Vllaznia përgatitet për ndeshjen e radhës. Skuadra duhet të bëjë detyrën e saj për të synuar rezultatet. Ky është tashmë një detyrim dhe përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që i mbështesin prej vitesh”, thuhet në reagimin e klubit shkodran.

Vllaznia luan nesër në transfertë kundër Vllaznisë dhe do të tentojë marrjen e tre pikëve,në mënyrë që të largohet nga vendi i tetë që të çon në “play-out”. Shkodranët nuk duan të përjetojnë një tjetër finale ku luftohet për të mos rënë nga kategoria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!