Kaosi në Shkodër nuk ka fund, Vllaznia në hall të madh prej pagave

schedule08:11 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:11 - 2 Qershor, 2020

Vllaznia kërkon tre pikët në Vlorë kundër Flamurtarit dhe vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal. Kapiteni Gilmanin Lika e thotë hapur, ndërkohë që nuk ka ende një zgjidhje për çështjen e pagave. “Është një ndeshje që Vllaznia duhet ta fitojë me çdo kusht. Bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, të cilës duhet t’i japin vlerësimin e duhur.

Jemi përgatitur për ta marrë maksimumin e pikëve. Është ndeshje e vështirë, pasi këto ekipet që duken më poshtë në renditje, ose që kanë pasur një ecuri jo pozitive, nganjëherë ta bëjnë shumë të vështirë. Kemi pasur për më shumë kohë për t’u përgatitur, por nga ndeshje në ndeshje do mundohemi të jemi në maksimumin tonë”, shprehet Lika për ABC News.

 

PROBLEMET – Simeon Hristov, sulmuesi i afruar në merkaton e janarit te Vllaznia, nuk ka zbarkuar në Shkodër. Aventura e tij më shkodranët mund të konsiderohet e mbyllur, pasi edhe kontrata i ka përfunduar më 31 maj. Problemi tjetër dhe më i madhi janë pagat.

 

Artikulli kryesor i Panorama Sport

Sipas “Panorama Sport”, futbollistët kanë kërkuar zgjidhje një ditë më parë, ndryshe paralajmërojnë se bojkoti do të vazhdojë dhe të mos shkojnë në Vlorë. “Rrogat ose bojkot”, plas sërish te Vllaznia. Ky është titulli i gazetës së përditshme dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një zgjidhje për këtë çështje, pasi futbollistët nuk janë shlyer ende për shkurtin, marsin, prillin dhe majin.  /abcnews.al