Gjendet i vdekur një emigrant sirian në Durrës

schedule08:05 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:05 - 2 Qershor, 2020

Mëngjesin e sotëm një i ri është gjetur i pajetë. Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News”, se viktima është gjetur në lagjen nr.1 pranë ish-hotel “Vollga”, në Durrës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia bën e dije se dyshohet se viktima është shtetas sirian.

Grupi hetimor është shprehur i rezervuar për shkaqet por informacionet paraprake kanë njoftuar që dyshohet se 20 vjeçari është qëlluar me sende të forta por gjithsesi versioni zyrtar per shkakun e vdekjes pritet ne oret ne vijim.

Hetimet për vdekjen e 20 vjeçarit sirian, ende të paidentifikuar, janë në zhvillim e sipër.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.