Rikthehen aktivitetet kulturore për fëmijë vetëm për një ditë. 3 muaj pas izolimit nga pandemia, artistet e “Teatrit te kukullave” rikthehen ne shtepinë e tyre te dyte për festen e fëmijëve.
“Ne kemi organizuar si institucion një ekspozite shumë të bukur me piktura brenda në hollin e teatrit edhe për të ftuar fëmijët meqenëse teatri po hapet gradualisht. Gjithashtu kemi bërë gati edhe shfaqjen “ 3 derrkucët “ për në parkun rinia”, ka thënë Bebeti.
Emocionet për Shegushe Bebetin janë të mëdha.
“ Për të thënë të vërtetën, teatri më mungon, është shtëpia ime e dytë. Sigurisht është kënaqesi kur vjen takon miqtë dhe kolegët,” shprehet aktorja.
Holli i teatrit ështe dekuruar me ekspoziten e krijuar prej femijeve te qendres kulturore . Gëzimi zgjat pak çaste, pasi aktiviteti kulturor do të mungojnë edhe për pak kohë.
“ Kam pikturuar festen e 1 qershorit. Në qendër kam vënë një klloun dhe rreth tyre janë fëmijët të cilët po festojnë”, shprehet një nga fëmijët.
Një tjetër fëmijë thkeosn se në vizatimet e bëra ka shprehur imagjinatën e tij.
“Me këtë pikturë doja të shprehja se edhe pse jemi të rracave të ndryshme, ne jemi të gjithë fëmijëve të njëjtë. Unë kam vizatuar një vajzë e cila është gëzuar në lendinë”.
Ky fillim qershor do të mbahet mend gjatë për fëmijët, pasi ata dalin lirshem, pas tre muaj mbyllje për festën e tyre.
Fëmijët thonë se shfaqjet me kukulla i kanë munguar shumë
“ Shpresoj shume qe te hapen aktivitetet kulturore ne teater, edhe ne te jemi sa me prane femijeve. Por edhe institucionit i mungon shume buzeqeshja dhe duartrokitjet e tyre”.
Ky fillim qershori do të mbëhet mend gjatë për fëmijët pasi dalin pas 3 muajsh përmbyllhe
“Festa e 1 qershorit këtë radhë është më e veçantë është si një rilindje për të gjithë fëmijët, pasi periudha e mbylkjes ka qenë shumë e gjatë dhe dalja si të lirë besoj se do të bëjë që ta shijojnë më shumë se çdo gjë këtë 1 qershor”.
Një fëmijë është shprehur se e pëlqen shumë teatrin dhe shfaqja që ka përlyer më shumë është “E Bukura dhe Bisha”.
Shfaqja” 3 derrkucët” u shijua nga shumë fëmijë të shoqeruar nga prindër dhe gjyshër në parkun Rinia./abcnews.al