Vrasja e afro-amerikanit: SHBA “pushtohet” nga protestat, mbi 4,000 të arrestuar

schedule09:33 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:33 - 1 Qershor, 2020

Kaosi vazhdoi të përhapet rreth e përqark qyteteve të Amerikës ku mbi 50 agjentë të Shërbimeve Sekrete kanë mbetur të plagosur. Forca të shumta policore janë përplasur me protestues në Uashington dhe New York City, ndërsa revoltat nuk munguan në Kaliforni, Filadelfia dhe Boston.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën ndërsa Garda Kombëtare u vendos në mbi gjysmën e shteteve në vend të dielën për protestat në të cilat deri më tani janë vënë në pranga të paktën 4,100.

Megjithatë prezenca e madhe e forcave policore nuk i ndaloi protestuesit në Filadelfia që të gjuanin me gurë dhe me koktej molotovi në drejtim të efektivëve. Po ashtu, zjarre masive u vinë shumë pak larg nga Shtëpia e Bardhë.

Të paktën 40 qytete kanë vendosur shtetrrethime në orët e trazirave dhe dhunës ndërsa anëtarë të Gardës Kombëtare janë të aktivuar në 26 shtete dhe Uashington. Në total, të paktën 5 persona kanë humbur jetën në këto protesta, ndërsa në pranga janë vënë të paktën 2,500 persona.

Kujtojmë këtu se protestat në SHBA kanë nisur pasi një ish-oficer policie u bë shkak që një afro-amerikan të humbte jetën pasi u vu në presion të madh fizik dhe psikologjik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!