Basha pas takimit me ambasadoren e SHBA-së: Prioriteti ynë, zgjedhje të lira dhe të ndershme

schedule15:50 - 26 Maj, 2020

schedule 15:50 - 26 Maj, 2020

Pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim lideri i Opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat falënderoi ambasadoren për mbështetjen e dhënë për realizimin e Reformës Zgjedhore, ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka që shqiptarët t’i drejtohen zgjedhjes së votës së lirë.

“Do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit reforma të ketë përfunduar. Kjo krizë duhet të zgjidhet dhe Shqipëria nuk duhet të mbahet peng i të shkuarës.

Jemi të vendosur për këtë betejë që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Jemi të vendosur që vendit t’i hapet dhe rruga për integrimin europian. Ky është zotim i opozitës”, u shpreh Basha.

Ndërkohë ambasadorja e SHBA theksoi se diskutimi u fokusua të rëndësia e përmbushjes së detyrimeve të udhëheqësve për përfundimin e Reformës Zgjedhore deri në 31 maj. Kim bëri me dije se opozita ka një punë të vështirë edhe pse theksoi se pas këtij diskutimi ndihet e inkurajuar dhe pret rezultate pozitive./abcnenews.al