Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, pranga dy personave

schedule11:12 - 26 Maj, 2020

schedule 11:12 - 26 Maj, 2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të cilët janë përpjekur që të kalojnë në mënyrë të paligjshme shtetas të huaj.

Uniformat blu bëjnë me dije se të ndaluarit janë shtetasit K. Z., 21 vjeç dhe R. D., 37 vjeç, të cilët në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMË”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), kundrejt një  të fitimi prej 150 euro secilit.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.

Transportonin shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, vihen në pranga dy shtetas.

Nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”);
  • R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”);

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMË”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!