Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, banorët me maska protestë para Bashkisë së Durrësit

schedule10:56 - 26 Maj, 2020

schedule 10:56 - 26 Maj, 2020

Ka ende shumë banorë që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar që ende nuk e dinë çfarë do bëhet për strehimin e tyre.

Disa prej tyre sot që bëhen fiks 6 muaj nga rënia e tërmetit kanë protestuar para Bashkisë së Durrësit.

“Dihet që në Durrës ndodhi fatkeqësi nga tërmeti. Kërkojmë nga shteti të merren masa për fatin tonë deri tani e kuptojmë çështje pandemie po nuk ka asnjë vendim zyrtar që të merret për pallatin tonë.  Ka vetëm akt ekspertimi dhe sugjerime”, thotë një banor.

“Kërkuam dhe 5 ditë më parë takim me kryetaren e Bashkisë po nuk na priti”, thanë ata.

Pas protestës banorët u pritën nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësi që ju dha këtë përgjigje.

“Presim nga instituti i ndërtimit aktin e ekspertimit të thelluar dhe do vazhdojmë procedurat për rindërtimin”, tha nënkryetari i Bashkisë.

Veç Durrësit dhe Sukthi u dëmtua shumë nga tërmeti. Abc News vizitoi disa banorë që prej 6 muaj jetojnë në këta kontenierë dhe ata kanë të njëjtin shqetësim.

“Nuk po japim duam a do mbajmë shtëpitë apo do prishen”, tha një tjetër banor.

Kaluan një dimër të vështirë dhe tani po përballen e me motin e nxehtë në kontenier.

“Nuk e duroj dot as të ftohtin as të ngrohtin e kam shumë problem prej kokës”, ankohet një banor tjetër.

“Shih kushtet një metër me një metër. Shih ç’bëhet. 9 vete në një kontenier”, tha një prej banorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!