Pas reagimit të ambasadores Yuri Kim e cila ka përshëndetur vendimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha për kthimin në tryezën e reformës Zgjedhore, edhe kryeministri Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim.
Rama shkruan:
“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.
LEXO edhe: Njoftoi kthimin në tryezën e reformës zgjedhore, Yuri Kim përshëndet vendimin e Bashës
Diten e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka përshëndetur deklaratën e kreut të Partisë Demokratike i cili theksoi se nuk e kishte braktisur kurrë procesin e reformës zgjedhore./abcnews.al