Kalidou Koulibaly është shumë i lidhur me Napolin, qytetin dhe tifozët, por mbrojtësi afrikan ka vendosur të nisë një aventurë të re. Në qershor mbush 29 vjeç dhe dëshiron të fitojë ndonjë trofe në karrierë.
PSG dhe shumë klube angleze, e ndjekin prej kohësh, por kampionët e Francës, të cilët e shihnin si zëvendësuesin perfekt të Thiago Silvës, janë tërhequr nga gara. Koulibaly kushton rreth 70 milion euro, teksa Le Parisien zbulon se PSG është tërhequr nga gara.
Një lajm i mirë për klube si Manchester United dhe Chelsea, që po bëjnë maksimumin për të arritur një akord me Napolin dhe agjentët e lojtarit, i cili është ndër qendërmbrojtësit më të mirë në planet. /abcnews.al